Dhunë familjare në Mitrovicë, një femër sulmon me thikë një femër tjetër!

Në raportin e Policisë së Kosovës, përgjatë 24 orëve është raportuar edhe për dhunë familjare.
Në Mitrovicë është arrestuar një femër, pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë një femër, transmeton IndeksOnline.
“DHUNË FAMILJARE
Mitrovicë 02.11.2020 – 20:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta me një mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/