Dhunë familjare në Prishtinë, asnjë i arrestuar
Asnjë person nuk është arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj një gruaje në Prishtinë, përcjellë Indeksonline.
Të paktën kështu bën të ditur raporti i Policisë së Kosovës.
Sipas tij, ndaj viktimës është ushtruar dhunë psikike dhe fizike, derisa ka pranuar edhe tretmant mjekësor.
“Viktima femër K-Shqiptare ka njoftuar se i dyshuari mashkull K-Shqiptar është duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, thuhet në raport. /Indeksonline/