75 Mall Live Search
08:34 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

Dhunë familjare në Viti, vëllau sulmon vëlluan

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë familjare në Viti.

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllaun e tij, transmeton IndeksOnline.

“Viti, 09.12.2020-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar (vëllain e tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/