Dhunë në familje në Fushë- Kosovë, djali rrah babanë
Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në Fushë-Kosovë.
Djali e ka rrahur babanë e tij.
Policia njofton duke iu referuar deklaratave të viktimës se i dyshuari ka qenë nën ndikim të substancave narkotike dhe ai shpesh bën këso veprimesh kërkon para dhe bëhet agresiv.
“Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari nuk është hasur nga policia. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia në raportin 24-orësh.

