75 Mall Live Search
15:53 / E Hënë, 28 Mars 2022 / k.v

Dhunë në familje në Godanc të Shtimes, policia tek i dyshuari gjen edhe armë zjarri

Policia në Shtime ka pranuar sot një informacion për një rast të dhunës në familje që kishte ndodhur në fshatin Godanc i Ulët. Rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitet përkatëse të policisë të cilat në proces të hetimeve, gjatë intervistave të personave të përfshirë në këtë rast, në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet B.A ( M/K) i moshës 67 vjeçar kanë gjetur një armë zjarri ( pistoletë), një karikator pa fishekë, të cilën më pas e kanë konfiskuar.

“Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tij është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ për procedura të mëtejme hetimore dhe i dyshuari është liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, në lidhje me rastin e dhunës në familje është shoqëruar në polici edhe personi tjetër me inicialet M.A ( M/K) i moshës 35 vjeçar, i cili i kishte shkaktuar dhunë psikike personit tjetër me inicialet L.S ( F/K) e moshës 19 vjeçare , të cilët po bashkëjetonin. I njëjti pasi është intervistuar nga hetuesit policor të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inicuar rasti penal ‘’Dhunë në familje’’ për procedurë të rregullt hetimore dhe i dyshuari është liruar.

Për rastin e dhunës në familje, veç Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave, ndërsa viktima kthehet tek familjarët e saj.