75 Mall Live Search
13:00 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dhunë në familje, sulmohet një grua nga dy persona në Klinë

Vetëm gjatë 24- orëve të fundit, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur për disa raste dhune ndaj grave.

Në Klinë, një grua kishte raportuar në polici, se ishte sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar. Sipas raportit të policisë, thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit të të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Dhunë në familje, pati edhe në Istog. Policia ka arrestuar një egjiptian, i cili si pasojë e një mosmarrëveshjeje, kishte sulmuar fizikisht një grua të të njëjtit komunitet, duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Dhuna ndaj grave, vazhdon të jetë një fenomen shqetësues në shtetin e Kosovës./Indeksonline/