Dhunë në futbollin kosovar, Ulpiana pretendon se u sulmua nga drejtuesit e Hajvalisë

Dje, është luajtur takimi midis Hajvalisë 2020 dhe Ulpianës ’92.
Ndeshja nuk duket se ka shkuar ashtu siç pritej, pasi pas takimit mysafirët janë ankuar.
KF Ulpiana ’92 ka lëshuar një komunikatë në rrjetin social Facebook përmes së cilës janë ankuar drejtpërdrejt te gjyqtari i takimit, organizimi i ndeshjes dhe te skuadra vendase.
“Menaxhmenti i FC Hajvalia 2020 dhe qindra tifozë, ku sipas rregullave nuk do duhej të ishin më tepër se 20 shikues gjithsejt vazhduan me presion të vazhdushëm deri në starte të ashpra nga lojtarët e tyre dhe sulme fizike nga lojtarët, menaxhmenti e shikuesit e FC Hajvalia 2020 ndaj lojtarëve tonë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 lojtarë, njëri prej tyre ka marrë tretmant në QKUK në Emergjencë” – shkruhet në postimin e klubit nga Lipjani.
Komunikata e plotë:
11.10.2020, Lipjan
KOMUNIKATË
Sot më 11.10.2020 KF Ulpiana 1992 udhëtoi për në Kishnicë për të zhvilluar ndeshjen e javës së tretë kundër FC Hajvalia 2020, lojë e cila filloi nga ora 12:30 në Stadiumin e Kishnicës.
Nga minuta e parë e deri e fundit, referimi ishte skandaloz duke u bërë presion të vazhdushëm lojtarëve tonë përmes ndëshkimit me karton të verdhë e të kuq si dhe mbajtje anë kundër nesh haptazi.
Menaxhmenti i FC Hajvalia 2020 dhe qindra tifozë, ku sipas rregullave nuk do duhej të ishin më tepër se 20 shikues gjithsejt vazhduan me presion të vazhdushëm deri në starte të ashpra nga lojtarët e tyre dhe sulme fizike nga lojtarët, menaxhmenti e shikuesit e FC Hajvalia 2020 ndaj lojtarëve tonë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 lojtarë, njëri prej tyre ka marrë tretmant në QKUK në Emergjencë.
Për KF Ulpiana 1992 këto sjellje janë të papranushme, ku ditëve në vijim do të paraqesim ankesën tonë me argumente (foto dhe inqizime) në Komisionin përkatës në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Me respekt!
Kryesia e KF Ulpiana 1992