Dhunë në futbollin shqiptarë, tifozët futen në fushë dhe godasin arbitrin
Është ndërprerë ndeshja e futbollit në Vlorë mes Flamurtarit dhe Teutës pas tensioneve të shumta në fushën e lojës.
Një konflikt mes lojtarëve ka nxitur edhe reagimin e tifozëve, duke përshkallëzuar dhe situatën.
Tifozë kanë ndërhyrë në fushë dhe kanë goditur lojtarët, duke detyruar ndërprerjen e ndeshjes. Menjëherë ka pasur prani të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat Shqiponja, për të vënë situatën nën kontroll.
Euronews raporton se disa persona janë shoqëruar në komisariat për aktin e dhunshëm.

