19:14 / E Martë, 16 Prill 2024 / Gj. Sh

Dhunë në ndeshjen Erzeni -Partizani, dy lojtarë përfundojnë në spital

Dhuna u shfaq sërish në futbollin shqiptar, teksa sot në  kampionatin U-21, në ndeshjen mes Erzenit dhe Partizanit, në stadiumin “Tofik Jashari” pati përleshje fizike mes lojtarëve të të dy skuadrave.

Policia e Shtetit, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë me dije se 2 futbollistë të ekipit të kuq kanë përfunduar në spital.

“Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”– thekson policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.