75 Mall Live Search
10:27 / E Premte, 28 Qershor 2024 / L K

Dhunë në një familje në Prishtinë, e kërcënoi dhe e rrahu

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte kanosur dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht një femër.

Rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe Kanosje”, përcjell IndeksOnline.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kanosur viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.