75 Mall Live Search
09:09 / E Hënë, 07 Prill 2025 / k.v

Dhunim në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit, transmeton IndeksOnline.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa viktima është një femër kosovare. I dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer aktin e dhunimit ndaj viktimës.

Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin, për shkak të ndjeshmërisë dhe ruajtjes së privatësisë së viktimës./IndeksOnline/