75 Mall Live Search
09:21 / E Premte, 02 Maj 2025 / k.v

Dhunim në Prizren/ Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, bastiset shtëpia dhe sekuestrohen dëshmi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Republikës së Shqipërisë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një femre kosovare.

Sipas raportit zyrtar, viktima është dërguar fillimisht për trajtim mjekësor, ndërsa më pas është referuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime gjinekologjike, transmeton IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit të shtetit dhe vendim të gjykatës kompetente, është bastisur banesa e të dyshuarit. Gjatë bastisjes janë sekuestruar prova të cilat dyshohet se mund të lidhen me rastin.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdimësi./IndeksOnline/