75 Mall Live Search
23:58 / E Hënë, 29 Gusht 2022 / Gj. Sh

Dhunimi i 11 vjeçares, ministrja Haxhiu indirekt fajëson prokurorët dhe gjykatat

Sot një njëmbëdhjet vjeçare nga Prishtina është dhunuar nga pesë persona, katër prej të cilëve janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mënyrë indirekte ka fajësuar prokurorinë dhe gjykatat, shkruan IndeksOnline.

Ajo ka publikuar disa statistika ku ka thënë se më shumë ka parashkrime të këtyre lëndëve sesa dënim me burgim.

E për këtë, Haxhiu ka thënë se situata nuk mund të ndryshojë nëse zyrtarët përgjegjës nuk e marrin ndëshkimin për mosveprim e neglizhencë dhe nëse këto raste nuk trajtohen me prioritet.

Ajo ka shtuar se kushëdo që nuk e kryen detyrën, duhet të largohet nga detyra dhe pikë. Nuk kemi fëmijë, vajza dhe gra për t’u dhunuar dhe as për t’u vrarë!

Reagimi i plotë:

Lidhur me dhunimet seksuale, sipas statistikave më shumë ka parashkrime të këtyre lëndëve sesa dënim me burgim.
Situata nuk mund të ndryshojë nëse zyrtarët përgjegjës nuk e marrin ndëshkimin për mosveprim e neglizhencë dhe nëse këto raste nuk trajtohen me prioritet.

Kushëdo që nuk e kryen detyrën, duhet të largohet nga detyra dhe pikë. Nuk kemi fëmijë, vajza dhe gra për t’u dhunuar dhe as për t’u vrarë!

*Pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve konsiderohen më të lartat në rajon!/IndeksOnline/