Dhunimi i 11 vjeçares, sot protestohet përsëri

Dhunimi i një 11 vjeçare nga pesë burra, për shtatë orë, bëri që ditën e 31 gushtit, rrugët e Prishtinës të jehojnë nga protesta për ndalimin e përdhunimeve.
Një protestë e ngjashme do të mbahet edhe sot, si vazhdim i asaj që u bë 5 ditë më parë.
Organizator i kësaj proteste është Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Protesta është thirrur për në ora 12:00 dhe do të organizohet përpara ndërtesës së Qeverisë.
Sipas organizatorëve, protesta do të vazhdojë drejt KPK-së, ku do të kërkohet shkarkimi i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.