75 Mall Live Search
12:47 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2023 / mp

Dhunimi i 23 vjeçares në Pejë, prokuroria jep detaje

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Pejë, pasi dyshohen për dhunimin e një vajze 23-vjeçare me probleme mendore. 

Burime të Indeksonline marrin vesh se bëhet fjalë për personat me iniciale: SH.B dhe I.G. 

Ndryshe arresteimin e tyre e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. 

“Dy persona pasi janë identifikuar janë arrestuar dhe janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit me vepër penale dhunim.  

Gjithashtu është sekuestruar edhe një automjet i cili dyshohet se është përdorur për të kryer këtë vepër penale. Gjithashtu ëhstë siguruar edhe vendi ku dyshohet se është kryer vepra penale e dhunimit. Dy personat me urdhër të prokurorit të shteti iu ëhstë caktua masa e ndalimit për 48 orë”, tha Nikçi./Indeksonline/