75 Mall Live Search
10:07 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / MSH

Dhunimi i një të miture në Suharekë, policia arreston edhe një të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person, mashkull kosovar, i dyshuar për dhunimin e një të miture.

Sipas policisë, dhunimi raportohet të ketë ndodhur më 26 shtator, në Suharekë, shkruan IndeksOnline.

Në raportin paraprak të policisë, viktima që dyshohet të jetë dhunuar nga dy persona, njëri prej të cilëve ishte po ashtu i mitur, është dërguar për ekzaminim, më 26 shtator.

Në po të njëjtën ditë kur ndodhi dhunimi, ishte arrestuar njëri nga të dyshuarit.

Ndërkaq, i dyshuari që u arrestua dje, ishte duke qëndruar në arrati tash e disa ditë.

Të dy të dyshuarit për kryerjen e veprës penale “Dhunim” janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/