10:00 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / k.v

Dhunimi i vajzës në Viti, policia arreston 27-vjeçarin në Prishtinë

IndeksOnline raportoi para dy dite për një rast të dhunimit të një vazje që ka ndodhur në Viti. Ndërsa tani konfirmohet nga policia arrestimi i të dyshuarit.

“Me 24.11.2022, zyrtarët policor të njësitit të hetimeve të përgjithshme, kanë arrestuar një person të dyshuar për dhunim të ndodhur në një fshat të Vitisë, vepra e cila  është  raportuar me datën 23.11.2022”, kanë thënë zyrtarët policor për IndeksOnline.

Mësohet se personi i arrestuar është Xh. Z., mashkull, 27 vjeç. I dyshuar për dhunim, me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.