75 Mall Live Search
08:34 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / LB

Dhunohet e mitura në Prizren, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Një rast të dhunimit të një të miture në Prizren policia e ka bërë të ditur sot me anë të raportit 24-orësh. Siç ka deklaruar prindi i vajzës, e mitura ishte larguar nga shtëpia e saj dhe ka qëndruar te shtëpia e një femre me ç’rast ka kryer marrëdhënie seksuale me një mashkull të moshës madhore.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/ Prizren 02.12.2021-17:30. Me 04.12.2021  ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur, ishte larguar nga shtëpia dhe kishte qëndruar te shtëpia  e një femre, me ç’rast ka zhvilluar marrdhënje seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar të moshës madhore. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima pas kontrollit mjekësor është kthyer në familje ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.