Dhunohet femra e dehur në Prizren

Me datën 1 janar, një femër është dhunuar në një hotel në Prizren nga një mashkull i panjohur.
Siç ka treguar viktima, ajo ka qenë nën ndikimin e alkoolit, transmeton Indeksonline.
Viktima ka qenë ditë më parë e raportuar si person i zhdukur. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.