08:47 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / L K

Dhunohet një e mitur në Ferizaj, policia e arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale më një femër të mitur në rajon të Ferizajt.

Sipas PK-së i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në strehimore pasi nuk ka pranuar të kthehet tek familja e saj.

Rasti është cilësuar si dhunim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se në Ferizaj kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare- e mitur. Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.