75 Mall Live Search
09:17 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Dhunohet një e mitur në Gjilan

Një person është arrestuar në Gjilani, pasi që dyshohet ta ketë dhunuar një vajzë të mitur.

E mitura ka raportuar në polici se është dhunuar nga i dyshuari në muajin mars.

Nga Policia e Kosovës në njoftimin 24 orësh kanë treguar se i dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit të tij dhe se me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjilan 01/02.03.2020-19:00. Me datën 28.08.2020 viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në pranin e mbrojtësit të tij, pastaj me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.