75 Mall Live Search
08:54 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / MSH

Dhunohet një e mitur në Lipjan, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Lipjan pas i njëjti dyshohet se e ka dhunuar një të mitur.

Sipas Policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se e ka dhunuar të miturën, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin e Policisë.