75 Mall Live Search
07:50 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / Z S

Dhunohet një e mitur në Pejë

Një e mitur dyshohet se është keqtrajtuar seksualisht në Pejë.

Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci ka bërë të ditur se e mitura fillimisht ishte raportuar e zhdukur.

“Me datën 19 të këtij muaji, policia kishte raportuar se një prind ka shkuar në polici dhe kishte raportuar se vajza e tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Dy ditë më pas, më datën 21, policia ka konfirmuar se vajza është gjetur te një person, i cili raportohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën pa dëshirën e saj, për çka edhe është arrestuar”, tha Daci në Klan Kosova./Indeksonline/