75 Mall Live Search
08:47 / E Premte, 22 Mars 2024 / k.v

Dhunohet një e mitur në Prizren, policia arreston të dyshuarit

Një vajzë e mitur ishte zhdukur për dy ditë nga shtëpia e saj në Prizren. Familjarët e kishin denoncuar rastin në polici me 16 të këtij muaji ndërsa pas dy dite ajo ishte gjetur nga policia dhe kishte deklaruar se është dhunuar nga dy persona, transmeton IndeksOnline.

Viktima është dërguar menjëherë në ekzaminim mjekësor ndërsa policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy persona të dyshuar në lidhje me rastin.

Prokurori ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve të cilët aktualisht ndodhen në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./IndeksOnline/