Dhunohet një femër në Ferizaj, i dyshuari në arrati

Një femër ka qenë viktimë e dhunimit në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:15.
Sipas raportit policor, viktima është dhunuar nga një i dyshuar, i cili gjendet në arrati.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme hetimore” thuhet në njoftim të Policisë.
Rasti është iniciuar si “Dhunim”.