09:43 / E Hënë, 03 Prill 2023 / k.v

Dhunohet një femër në Fushë Kosovë

Një femër ka raportuar në polici se në një shtëpi të pa banuar në Fushë Kosovë ishte dhunuar nga një mashkull me të cilin ishte njohur disa muaj më parë.

Sipas viktimës, i dyshuari e kishte kanosë dhe shantazhuar në forma të ndryshme dhe e njëjta po ashtu ishte detyruar t’i japë para disa herë në shuma të ndryshme.

Pas punës intensive operative dhe hetimore personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Hetimet në lidhje me rastin janë ende duke vazhduar./IndeksOnline/