75 Mall Live Search
11:46 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dhunohet një femër në Kamenicë

E dërgon në Motel, pastaj e dhunon. Kështu pësoi një femër dje në Kamenicë nga një mashkull i cili më pas u arrestua nga Policia e Kosovës.

Detajet i ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Sipas Policisë i dyshari me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

DHUNIM

Kamenicë 14.11.2019 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në një motel ka dhunuar viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.