75 Mall Live Search
08:51 / E Enjte, 12 Mars 2026 / KV

Dhunohet një femër në Rahovec, i dyshuari shpallet në kërkim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dyshuar të dhunimit që ka ndodhur në Rahovec, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, më 11 mars 2026 rreth orës 14:00 është raportuar se një femër kosovare dyshohet se është dhunuar nga një mashkull kosovar.

Policia bën të ditur se i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore nga organet kompetente.

Njësiti i hetimeve rajonale po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e të dyshuarit./IndeksOnline/