Dhunohet një grua në Shtime, arrestohet një i dyshuar

Dyshohet se është dhunuar një grua në Shtime.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, i dyshuari pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më 29.05.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ai ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.