75 Mall Live Search
09:12 / E Premte, 15 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Dhunohet një vajzë në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë seksuale ndaj një viktime femër.

Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht në Komunën e Fushë-Kosovës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në zhvillim e sipër.

“Fushë-Kosovë / 14.08.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton PK-ja.