Dhunohet seksualisht një femër në Obiliq
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Obiliq, nën dyshimin se ka dhunuar një femër.
I dyshuari ka pranuar se kishte pasur lidhje dashurie me viktimën, shkruan Indeksonline.
“Obiliq 09.11.2019-08:30. Me datën 14.11.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili dyshohet se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër K/Ashkalike. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se kishte pasur lidhje dashurie me viktimën. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Indeksonline/