10:18 / E Martë, 28 Qershor 2022 / AR

Dhunohet seksualisht një vajzë në Pejë

Një rast i dhunimit seksual raportohet se ka ndodhur në Pejë.

Policia njofton se të hënën e 27 qershorit është arrestuar një person që dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë.

“Pejë 27.06.2022 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se  ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin thuhet se është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.