75 Mall Live Search
15:54 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / AR

Dhunoi dhe përdhunoi gjyshen në Shqipëri, flet nipi: Kjo është lojë e babait

Sajmir Meçani, i akuzuar për dhunimin dhe më pas përdhunimin e gjyshes së tij, në Grabian të Lushnjës, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Në një bisedë me gazetarët pas seancës gjyqësore, ai ka thënë se e gjithë kjo është një lojë e babait të tij.

Do më lini rehat. Ikni më lini rehat. S’na lanë rehat dhe këta”, tha ai përpara se të fillonte seanca, shkruan noa.

Gazetari: Je i pafajshëm ti?

I akuzuari: Ja do shikohet ajo.

Gazetari: A ke kryer marrëdhënie me gjyshen?

I akuzuari: Ça muhabeti është ai. S’marr vesh. Nuk kuptoj.

Gazetari: E ke përdhunuar gjyshen ti?

I akuzuari: Gjallë në botë jo.

Gazetari: Nuk e ke kryer përdhunimin?

I akuzuari: Jo. Do shikohet pas 5 ditësh.

Ndërkohë gjykata vendosi për të masën e sigurisë arrest me burg.