09:07 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / LB

Dhunoi dhe shantazhoi një femër, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Policia ka arrestuar një person në Ferizaj nën dyshimin se ka dhunuar dhe shantazhuar një femër.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se më të dielën, më 27 dhjetor, në Ferizaj viktima viktima femër kosovare ka informuar se muaj më parë është dhunuar dy herë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se edhe e kishte shantazhuar viktimën.

“Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.