75 Mall Live Search
09:45 / E Hënë, 13 Nëntor 2023 / S Z

Dhunoi një femër, arrestohet burri nga Gjakova

Një person është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se kishte dhunuar një femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se në konsultim me prokurorin, do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësinë ligjore. Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM, Gjakovë 12.11.2023, 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj  viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin do të dërgohet për ekzaminim mjekësor në mjekësi ligjore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./ Indeksonline /