75 Mall Live Search
09:38 / E Martë, 11 Prill 2023 / L K

Dhunoi të dashurën pastaj tentoi të rrëmbejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është rrëmbyer me forcë nga i dashuri i saj.

Viktima ka raportuar në polici së së pari e ka dhunuar pastaj e ka futur në veturë më forcë.

Ngjarja është cilësuar Rrëmbim dhe ka ndodhur në Mogillë, Kllokot.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë. I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, njofton PK-ja, shkruan IndeksOnline.