17:34 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dhurata Dora dhe Azet e ‘ndezin’ atmosferën në Gjermani

Këngëtarja Dhurata Dora dhe reperi Azet e kanë ‘ndezur’ atmosferën në “Hanns Martin Schleyer Halle” të Stuttgartit.

Ata kanë dhuruar për publikun një atmosferë të ‘zjarrtë’ duke argëtuar kështu publikun, shkruan Indeksonline.

Dyshja ishin të pranishëm në një arenë të madhe si ajo e Stuttgartit, e cila ka kapacitet prej 15.000 njerëzve.

Vërehet dukshëm prezenca e madhe e publikut, që kishin zgjedhur të kalojnë një natë argëtuese me reperin shqiptarë që vepron në Gjermani, Azet i shoqëruar me këngëtaren nga Kosova, Dhurata Dora. /Indeksonline/