Dhurata Dora dhe Azet kapin mbi 4 milionë shikime brenda 3 ditësh

Këngëtarja e njohur shqiptare Dhurata Dora së fundmi ka lansuar këngën e re në bashkëpunim me Azet.
Ajo ka arritur që brenda 3 ditësh të mbledhë mbi 4 milionë shikime në Youtube.
Kënga me titull “Fajet” ka rezultuar tejet e suksesshme dhe ka marrë vëmendjen e publikut.
Kujtojmë që kjo nuk është kënga e parë e Dhuratës në bashkëpunim me Azet, pasi para disa muajsh publikuan bashkëpunimin “Lass Los” që poashtu rezultoi mjaft i suksesshëm. /IndeksOnline/