14:10 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dhurata Dora dhuron drekë për “Jetimët e Ballkanit”

Këngëtarja e njohur shqiptare Dhurata Dora sot ka dhuruar drekë në kuzhinën e shoqatës “Jetimët e Ballkanit”.

Këngëtarja e shumë hiteve mundësoi shpërndarjen e drekës në kuzhinën ku ushqehen njerëzit në nevojë, shkruan Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e kësaj shoqate përmes disa fotografive të publikuara.

Kujtojmë se Dhurata nuk është hera e parë që tregon anën e saj humane. /Indeksonline/