75 Mall Live Search
12:54 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Dhurata Dora e bën nxehtë në mes të dimrit!

Në vitin 2019 këngëtarja shqiptare Dhurata Dora e mori vëmendjen e të gjithëve me superhitin “Zemër” në bashkëpunim me Soolkingun.

Ajo tejkaloi kufijtë shqiptarë me këtë projekt muzikor, duke u bërë e njohur nëpër vende të ndryshme.

Krijuesja e shumë hiteve njihet gjithashtu për pamjen e saj të freskët dhe nuk heziton të paraqitet herë pas here nëpër rrjetet sociale.

Së fundmi ajo është paraqitur me anë të disa fotografive në llogarinë e saj në Instagram.

“Çfarë thoni, është dimër?”, ka shkruar ajo përkrah fotografive ku bien në sy format bombastike trupore të këngëtares. /Indeksonline/