75 Mall Live Search
14:27 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dhurata Dora e pandalshme, ‘ndez’ atmosferën para 30 mijë personave në Algjeri

Dhurata Dora së fundi ka performuar në Algjeri.

Ajo ka qenë e ftuara speciale e reperit algjerian, SoolKing i cili mbajti koncert madhështor në vendin e tij të lindjes, shkruan Indeksonline.

Në mesin e shumë yjeve vendore, ishte vajza e talentuar dhe e suksesshme kosovare ajo që ndezi atmosferën para mbi 30 mijë adhuruesve që ishin mbledhur për ta ndjekur nga këtë koncert.

Dhurata iu bashku në skenë Soolking për të performuar hitin e tyre të madh ‘Zemër’ i cili ka thyer rekorde dëgjueshmërie.

Së bashku me artistët, ishin edhe publiku që këndon një zëri duke krijuar atmosferë fantastike në ‘zemër’ të Algjerisë./Indeksonline/