Dhurata Dora, kaq e bukur dhe elegante nga Parisi

Artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Dhurata Dora mbetet aktive në rrjetet sociale.
Këngëtarja kosovare së fundi po qëndron në Paris dhe këtë e ka bërë të ditur në disa postime të ndryshme në Instagram, shkruan Indeksonline.

Dhurata erdhi elegante dhe mjaft atraktive në imazhe e publikuara së fundi, e veshur në një fustan të zi të kombinuar me një pjesë ngjyrë ari në bel.
“Bonu ti romantik si me kon n‘Paris”, janë fjalët që Dhurata i shkroi sipër fotove, e që janë edhe vargje të shkëputura nga kënga e saj.

Ndryshe, kujtojmë që projekti i saj i fundit ishte bashkëpunim me reperin Azet “Fajet”./Indeksonline/