Dhurata Dora konfirmon suksesin e radhës, shpallet ‘e artë’ me këngën ‘Zemër’
Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, sidomos pas bashkëpunimit të saj të bujshëm me këngëtarin me origjinë algjeriane ‘Soolking’, me këngën ‘Zemër’ e cila theu rekorde të dëgjueshmërisë dhe u kthye menjëher në një hit, shkruan Indeksonline.
E si duket sukseset e këtij projekti nuk kanë të ndalur.
Vetë këngëtarja Dhurata Dora përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se projekti i saj ‘Zemër’ në bashkëpunim me Soolking është shpallur si ‘Gold International’ në nivel ndërkombëtar pas suksesit që kishte.
“Nuk kam fjalë të tjera pos të ju falënderoj, #Zemër u kthye në ‘GOLD’, Ju dua!”, kanë qenë fjalët e këngëtares. /Indeksonline/