08:37 / E Premte, 20 Gusht 2021 / OSH

Dhurata Dora mahnit fansat me pozat tërheqëse me veshjen rozë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat kohëve të fundit.

Përpos suksesit të bujshëm me projektet muzikore, ajo nuk po ndalet duke u sjell fansave edhe risi të tjera.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Dhurata zgjodhi që të nxis reagime të ndjkesve përmes pozave atraktive.

Bukuroshja brune u pa e veshur me ngjyrë rozë, derisa theksoi tiparet e formësuara trupore. Postimi i këngëtares mori një sërë komentesh pozitive, që përshkruanin se sa joshëse u shfaq.

Ndërkaq, “Mi Amor” është kënga e saj e fundit që erdhi në bashkëpunim me reperin Noizy.