75 Mall Live Search
16:20 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Dhurata Dora ndër shqiptarët më të ndjekur në Instagram, arrin këtë shifër

Dhurata Dora përveç që është artistja më e suksesshme dhe më e dashur për publikun shqiptarë, ajo ka arritur që të depërtoj edhe përtej kufijve me hitet e shumta që numëron.

Por, përveç që është e kërkuar në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, Dhurata është mjaft e ndjekur edhe në rrjete sociale, shkruan Indeksonline.

Tashmë artistja e njohur ka arritur në shifrën e 2 milionë ndjekësve në llogarinë e saj personale në Instagram, lajmi i cili e ka gëzuar këngëtaren, ndërsa kështu ajo bëhet ndër artistët vendor më të ndjekur në këtë rrjet social.

Ndryshe, pas super hitit “Zemër” që solli vitin që lamë pas në bashkëpunim me reperin algjerian, SoolKing, së fundi Dhurata po shijon suksesin e këngës “Lass Los” në bashkëpunim me Azet, këngë e cila ka arritur në shifrën mbi 4 milion shikime./Indeksonline/