75 Mall Live Search
09:20 / E Enjte, 23 Shkurt 2023 / AR

Dhurata Dora njofton albumin e parë, një manifestim i fuqishëm i talentit të saj të rrallë!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka njoftuar që së shpejti do të publikojë albumin e saj të parë muzikor.

Këngëtarja ka bërë të ditur se albumi do të përmbajë këngë të reja dhe do të lansohet me 3 mars, shkruan Indeksonline.

Përmes këtij krijimi, fansat do të kenë mundësinë të dëgjojnë muzikën e saj të re dhe të ndjejnë emocionet që ajo sjell me vete.

Dhurata është e njohur për suksese në muzikë dhe ka arritur të bëhet një nga këngëtaret më të suksesshme në skenën muzikore shqiptare.