Dhurata Dora paraqitet në formë të mirë, vjen unike dhe me shumë stil!

Dhurata Dora është prej artisteve më të suksesshme shqiptare, emri i të cilës është dëgjuar edhe përtej kufijve shqiptar.
Këngëtarja e njohur e cila edhe këtë vit ka qenë aktive me disa projekte muzikore, së fundi ka qenë mjaft aktive edhe me disa fotosesione të veçanta të publikuar në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Edhe kësaj radhe ka sjellur disa fotografi që zgjuan kureshtjen e adhuruesve, ndërsa ajo si çdo herë tjetër u shfaq joshëse dhe unike.
Dhurata dukej atraktive, me një stil të unik të flokëve dhe grim të theksuar, në të cilat dukej tejet simpatike dhe në formë të mirë.

Ndryshe, kënga e fundit e Dhurata Dorës “Fajet” erdhi në bashkëpunim me reperin, Azet që u lansua gjatë sezoni të verës./Indeksonline/