18:14 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Dhurata Dora po pret mysafir për festën e bajramit, kështu duket ajo

Sot po kremtohet festa e Fitër Bajramit, festë kjo që ka bërë bashkë gjithë besimtarët mysliman anë e mbanë botës, shkruan IndeksOnline.

Edhe në vendin tonë po mbretëron atmosferë festive, e cila vërehet gjithandej.

Pjestarët e estradës shqiptare gjithashtu janë mjaft aktiv gjatë kësaj feste.

Këngëtarja Dhurata Dora e cila është mjaft e dashur për publikun, në llogarinë e saj në Instagram ka shpërndarë pamje, me mbishkrimin ‘Duke pritur mysafir’.

Duket se përpos suksesit të madh që këngëtarja po korrë në karrierën e saj muzikore, ajo është mjaft familjare. /IndeksOnline