19:22 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dhurata Dora reagon pas ngjarjes tragjike në Algjeri: Jam e shkatërruar nga lajmi

Një ngjarja tragjike ndodhi mbrëmë në Algjeri gjatë koncertit të reperit algjerian, SoolKing ku mbetën të vdekur pesë persona dhe disa të tjerë të lënduar.

Në koncertin madhështor të reperit të famshëm, në mesin e shumë artistëve të ftuar, ishte edhe këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora ku performojë hitin e tyre të njohur ‘Zemër’, shkruan Indeksonline.

Për ngjarjes e dhimbshme përmes një statusi ka reaguar edhe Dhurata.

“Faleminderit Algjeria që më mirëpritët aq ngrohtë. Ju dua. Por, lajmet e trishta më ka shkatërruar. Prehuni në paqe”, ka shkruar ajo.

Përveç Dhuratës edhe artisti, SoolKing është shprehur i prekur nga ngjarja e mbrëmshëm.

“Është një trishtim i pafalshëm që na ka pushtuar të gjithëve pasi u njoftuam rreth kësaj tragjedie. Të gjithë jemi të shkatërruar dhe të tronditur, por e dimë se nuk është asgjë para dhimbjes që familjet dhe të afërmit e viktimave mund të ndiejnë. As unë dhe artistët që më shoqëronin në skenë nuk ishim të vetëdijshëm për këtë dramë dhe pasojat e saj të dhimbshme para dhe gjatë koncertit, gjë që shpjegon faktin që ne vazhduam performancën tonë. Askush nga ne nuk do të kishte dalë në skenë pasi ta kishim kuptuar këtë lajm fatal”, u shpreh reperi./Indeksonline/