20:16 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Dhurata Dora shkëlqen, në fustan të zi duket “pehri”

Dhurata Dora po vazhdon të jetë e angazhuare me projekte dhe koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Artistja e njohur së fundi ka mbajtur koncertin e radhës në Londër teksa krahas performancë ka shkëlqyer edhe me dukjen, shkruan Indeksonline.

E veshur me një fustan të zi me pupla të shkurtër, këngëtarja dukej në formë të mirë dhe mjaft elegante.

Ajo ka shprëndarë foto të reja në llogarinë e saj në Instagram ku së fundi arriti në shifrën e 2 milionë ndjekësve, duke u bërë kështu një nga artistet shqiptarë më të ndjekur.

Ndryshe, Dhurata ditë më parë publikoj këngën e re “Lass Los” në bashkëpunim me reperin Azet./Indeksonline/